zenaqama’s photostream on Flickr.
Arkiva Kategorie: Uncategorized
Gati fakte te reja per Pavaresine nga Instituti i Historise
Me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, Instituti i Historisë ka bërë të ditur se do të botojë materiale që i takojnë periudhës historike 1912-1991, marrë nga arkivat e huaja. Drejtori i këtij institucioni, Beqir Meta, ka bërë me dije se është përcaktuar grupi i punës që do të botojë korpusin e parë prej 15 volumesh që i përket kësaj periudhe, teksa vëllimi i parë i këtij korpusi do t’i referohet atmosferës që përgatiti Pavarësinë e Shqipërisë dhe vetë Pavarësinë. “
Ja se si fundoset “Titaniku 2″ (video)

Në brigjet e Italisë është fundosur anija gjigante
“Costa Concordia”. Fundosja e saj ngjan me atë të Titanikut, por për fat të mirë është arritur shpëtimi i shumë pasagjerëve.
Deri tani 69 persona janë të humbur nga mbi 4 200 pasagjerë, gjithsej.
Kombetarja, prezantohet Gianni De Biasi.
Gianni De Biasi është prezantuar të hënën si trajneri i ri i kombëtares shqiptare.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka theksuar se me teknikun italian është “arritur akord 2-vjeçar, me opsion rinovim.
“De Biasi do qëndrojë në Tiranë për të vëzhguar lojtarët e Superiores gjatë qëndrimit në Shqipëri”, shtoi gjithashtu Duka.
Këto ishin fjalët e para të trajnerit të ri të përfaqësueses shqiptare para mediave shqiptare: “Kërkoj ndjesë që nuk mund të flas dot gjuhën tuaj. Falenderoj FSHF-në për ftesën. Ndihem krenar që do të drejtoj kombëtaren shqiptare, është përgjegjësi e madhe. Jam krenar që jam zgjedhur trajner i një vendi, që rritet si nga ana ekonomike, ashtu edhe ajo sportive.”
Përsa i përket rezultateve që priten prej tij nën drejtimin e Shqipërisë, De Biasi u shpreh: “Nuk mund të japim objektiva, rezultatet vijnë me kohë dhe jo me fantazi. Përgjegjësia ime është të përmbush kriteret. Te kombëtarja shqiptare do të sjell eksperiencën që kam arritur me klubet ku kam drejtuar. Do të analizojmë pozicionin e Shqipërisë në renditjen e FIFA-s dhe do ta përmirësojmë. Jam realist, që kombëtarja të rritet duhet t’i hedhim hapat njëri pas tjetrit.”
Në lidhje me grupin eliminator të Shqipërisë për botërorin “Brazil 2014″, ku përfaqësuesja kuqezi do të ketë përballë Norvegjinë, Slloveninë, Zvicrën dhe Qipron, De Biasi sheh Zvicrën si referencën që duhet të ketë kombëtarja: “Grupi eliminator është i vështirë. Zvicra do të jetë ekipi për t’u mundur në mënyrë që të arrijmë një vend të tretë.”
Hello world!
Welcome to WordPress.com. After you read this, you should delete and write your own post, with a new title above. Or hit Add New on the left (of the admin dashboard) to start a fresh post.
Here are some suggestions for your first post.
- You can find new ideas for what to blog about by reading the Daily Post.
- Add PressThis to your browser. It creates a new blog post for you about any interesting page you read on the web.
- Make some changes to this page, and then hit preview on the right. You can always preview any post or edit it before you share it to the world.




